Te perkufizosh arkitekturen...
Arkitektura eshte disiplina qe ka per qellim organizimin e
hapsires ne cdo shkalle madhesie , por kryesisht te shkalles ne te
cilen jeton qenia njerezore. Per ta thjeshtuar konceptin mund te
thuhet qe arkitektura bazohet kryesisht ne projektimin dhe ndertimin
te nje objekti te palevizshem ose ambientit te konstruksionit.
Perderisa njeriu ka pasur aftesite njohese te cilat e kane lejuar
te organizoj nje qytetrim, atehere arkitektura ka ekzistuar.
Arkitektura ka lindur fillimisht per te plotesuar kerkesat biologjike
te njeriut per tu mbrojtur nga agjentet atmosferike dhe pikerishte
per kete eshte nje nga disiplinat me te perhapura ne te gjitha
qyteterimet.Vetem ne nje moment te mevonshem ku me zhvillimin e
ndarjes se punes ne shoqeri, ne funksionin e pare te saj iu shtuan
dhe funksione te tjera sekondare ne nje numer gjithmon e me te
madh. Me shfaqjen e karakteristikave estetike u arrit lindja e
arkitektures si art pamor i pasur me tipare te vecanta te
dallueshme. Do te ishte reduktive te flasesh per vlera estetike per
shkak se nje arkitekture e mire eshte prodhimi i vlerave etike dhe te
nje studimi me baza gati shkencore ne menyren e punimit.Rezultat i
ketij kerkimi duhet te jete edhe nje vlere artistike e admirueshme.
Te perkufizosh arkitekturen eshte e veshtire per shkak se fenomeni
arkitektonik eshte ndodhur gjithmon ne kulturen e njerezimit duke
marre tipare, definime , funksione,aspekte hapsire dhe ndertimi
shpesh te ndryshme ose te kunderta nga nje qyteterim ne nje tjeter
ose nga nje epoke ne nje tjeter. Ne arkitekture bashkejetojne aspekte
teknike dhe artistike. Arkitektura ben pjese ne artet plastike
sebashku me skulpturen.
No comments:
Post a Comment