Sunday, November 24, 2013

Kush eshte Frank Lloyd Wright ?

Qershor 8, 1867 – Prill 9, 1959
Richland, Wiskonsin, Sh.B.A
Frank Lloyd Wright ka qene nje arkitekt amerikan, nga me te shquarit e shekullit te 20.

Sebashku me Le Corbusier, Walter Grupios, Ludwig Mies van der Rohe dhe Alvar Aalto konsiderohet nje nga mjeshtrat e Levizjes Moderne ne arkitekture. Ne 2011, Presidenti i Shteteve te Bashkuara te Amerikes Barack Obama shprehu deshiren e shtetit amerikan per te paraqitur perprara UNESCO-s kanditaturen e veprave te Frank Lloyd Wright si Trashegimia Boterore e Njerezimit.
Romantikisht i lidhur me ideologjine individuale te "Vullnetarizmit" amerikan, ai u hodh ne thellimin e studimit te raportit te individit me hapsiren arkitekturore dhe te ketij te fundit me natyren, e perdorur si referim themelor ne paraqitjen e jashtme. Ky interesim i tij e ben qe te favorizoje temen e shtepise mono-familjare e quajtur "praire houses", qe do te perbente fushen percaktuese te tij ne periudhen e pare te aktivitetit te tij si arkitekt. Konsiderohet gjithashtu si nje nga eksponentet me te medhenj te rrymes organike ne fushen e arkitektures kontemporane.Ne shkrimin e tij Arkitektura organike i vitit 1939 Frank Lloyd Wright shpreh plotesisht idene e tij mbi arkitekturen, qe ka si ide kryesore refuzimin e kerkimit thjeshte te esteties ose shijes siperfaqesore, ne te njejten menyre si shoqeria organike duhet te jete e pavarur nga cdo shtyse e jashtme e kundert me naturen e njeriut. Projektimi arkitektonik duhet te krijoje nje harmoni te njeriut me natyren, duhet te krijoje nje sistem te ekuilibruar midis ambientit te ndertuar dhe ambientit natyror nepermjet nderthurjes se elementeve te ndryshem artificial te krijuar nga njeriu ( ndertesa, mobilje, etj.) dhe elementeve natyrore qe rrethojne vendin ku do ndertohet. Gjithcka behet pjese e nje organizmi te unik te nderlidhur , nje hapsire arkitektonike. Shtepia mbi ujvare ( Fallingwater House ) e vitit 1936 eshte shembulli me i perpikte dhe i paperseritshem i kesaj menyre "alla Wright" i te berit dhe te kuptuarit te arkitektures. Keshtu do te shprehej Wright mbi arkitekturen organike :" Me Arkitekture Organike une kuptoj arkitekturen qe zhvillohet nga brendia drejt se jashtmes, ne harmoni me kushtet e qenies se saj, e dallueshme nga projektimi qe mund ti behej nga jashte. "

No comments:

Post a Comment