Sunday, November 24, 2013

Te perkufizosh arkitekturen...

 Arkitektura eshte disiplina qe ka per qellim organizimin e hapsires ne cdo shkalle madhesie , por kryesisht te shkalles ne te cilen jeton qenia njerezore. Per ta thjeshtuar konceptin mund te thuhet qe arkitektura bazohet kryesisht ne projektimin dhe ndertimin te nje objekti te palevizshem ose ambientit te konstruksionit.
     Perderisa njeriu ka pasur aftesite njohese te cilat e kane lejuar te organizoj nje qytetrim, atehere arkitektura ka ekzistuar. Arkitektura ka lindur fillimisht per te plotesuar kerkesat biologjike te njeriut per tu mbrojtur nga agjentet atmosferike dhe pikerishte per kete eshte nje nga disiplinat me te perhapura ne te gjitha qyteterimet.Vetem ne nje moment te mevonshem ku me zhvillimin e ndarjes se punes ne shoqeri, ne funksionin e pare te saj iu shtuan dhe funksione te tjera sekondare ne nje numer gjithmon e me te madh. Me shfaqjen e karakteristikave estetike u arrit lindja e arkitektures si art pamor i pasur me tipare te vecanta te dallueshme. Do te ishte reduktive te flasesh per vlera estetike per shkak se nje arkitekture e mire eshte prodhimi i vlerave etike dhe te nje studimi me baza gati shkencore ne menyren e punimit.Rezultat i ketij kerkimi duhet te jete edhe nje vlere artistike e admirueshme. Te perkufizosh arkitekturen eshte e veshtire per shkak se fenomeni arkitektonik eshte ndodhur gjithmon ne kulturen e njerezimit duke marre tipare, definime , funksione,aspekte hapsire dhe ndertimi shpesh te ndryshme ose te kunderta nga nje qyteterim ne nje tjeter ose nga nje epoke ne nje tjeter. Ne arkitekture bashkejetojne aspekte teknike dhe artistike. Arkitektura ben pjese ne artet plastike sebashku me skulpturen.

No comments:

Post a Comment